Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci, ka thënë se me programin LDK-së, do të i ofrohet zgjidhje probleme të qytetarëve.
Sipas saj VV ka kaluar fushatën duke u marrë me LDK-në.
“Pozita 20 ditë fushatë i ka shkuar duke u marrë me LDK me ta marr menjë që na kemi qenë në pushtet 4 vitet e kaluara pushtet. Për 5 vite pushtet nuk kanë mundur t’i numërojnë as katër projekte me investime kapitale ! Programi i LDK ka zgjidhje të problemeve të qytetareve për arsim për shëndetësi për rini kulturë dhe Sport për energji për Siguri për paga dhe për pensione për çerdhe dhe për fëmijët e porsalindur . Ky pushtet në këtë fushatë po sillet si opozitë e vetvetes po harron se ata ishin në pushtet 5 vitet e fundit.”, tha Geci.