![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci ka thënë se LDK është forca që nuk ndalet.
Ajo ka publikuar pamje nga tubimi madhështor në Malishevë, Nepërbishtë, Gjonaj e Ratkoc.
Geci ka deklaruar se “Lidhja Demokratike e Kosovës është zëri i ndryshimit dhe shpresa për një Kosovë të fortë dhe të drejtë”.
Sipas saj, s’ka kush që e ndal LDK-në – së bashku drejt fitores së 9 shkurtit!.