Marina Vjollca nuk e mohoi se në një të ardhme, ajo dhe motra e saj, Luana, mund të vijnë së bashku me një emision. Teksa ishte e ftuar në podcastin e Alketa Vejsiut, ajo u shpreh se Luana është personi i parë që telefonon, si në ngjarjet e mira e po ashtu edhe në ato të vështira.
Po ashtu, moderatorja pranoi se ka një kimi shumë të mirë me Luanën kur janë në ekran, ç’ka shton dyshimet se dy motrat në të ardhmen, mund të vijnë me një program.
Pyetja–Luana është telefonata jote e parë dhe ti telefonata e saj e parë?
Marina Vjollca: Gjithmonë, për të dyja rastet, si për mirë, si për keq jemi ‘Luana ke kohë të flasim?’ Luana më bën një vërejtje që më thotë ‘Marina kur është në punë nuk ta hap telefonin, kur ta hap thotë ke diçka urgjente apo të vazhdoj punë’, nëse është urgjente dal dhe flas, nëse është thjesht për bisedë me njëra-tjetrën, e konsumojmë më vonë, por jemi telefonata e parë e njëra-tjetrës për të gjitha rastet.
Pyetja-Do të bëni ndonjëherë një program të dyja, e mendoni?
Pyetja-Jeni sa të ngjashme, edhe të ndryshme por…
Marina Vjollca: Po, por kjo kimia që kemi me njëra-tjetrën, kuptohemi me sy dhe prandaj ecin gjithnjë shumë mirë kur ne jemi të dyja në ekran apo në daljet tona sepse e kemi me shikim, momenti yt, momenti im.
Marina, në fund u shpreh se po punon për diçka që do ta sjellë shumë shpejt, por motra e madhe s’e ka ende lejen për ta zbuluar.