Mariq: Projektligji për Trepçën përjashtues ndaj serbëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mariq: Projektligji për Trepçën përjashtues ndaj serbëve

    Insajderi
    05 October 2016 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq ka thënë se Projektligji për Trepçën është i papranueshëm për serbët, pasi ata nuk janë konsultuar gjatë hartimit të tij.

    Ai ka deklaruar se Trepça është me rëndësi të madhe për serbët – për tre mijë punëtorët në veri, derisa projektligji është me pika kundërthënëse brenda tij, njofton Klan Kosova.

    Mariq ka kundërshtuar marrjen e pronësisë në 80 për qind të Trepçës, duke kërkuar që të shkohet në bazë të strukturës ekzistuese.

    Sipas tij, me këtë projektligj serbët e Kosovës po përjashtohen nga zhvillimi i Trepçës, ndaj ata nuk kanë shteg tjetër veç kundërshtimit të tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark