Mariq: Universiteti i Mitrovicës mbetet në sistemin e Serbisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mariq: Universiteti i Mitrovicës mbetet në sistemin e Serbisë

    Insajderi
    25 April 2017 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësdrejtori i të ashtuqujaturës zyra e qeverisë serbe për Kosovën, Ljubomir Mariq, tha sot se Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë mbetet i serbëve dhe se mbetet në, siç tha ai, sistemin e arsimit të lartë të Republikës së Serbisë.

    Ish-ministri serb në Qeverinë e Kosovës, këto deklarata i bëri në një ceremoni për shënimin e Ditës së studentëve në Mitrovicë, raporton Tanjug.

    Atje, Mariq poashtu deklaroi se “universiteti në këtë qytet ka qenë dhe mbetet një nga institucionet kryesore kombëtare dhe dëshmitar për praninë institucionale të Serbisë në Kosovës”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark