Mark Green emërohet në pozitën e shefit të USAID-it – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Mark Green emërohet në pozitën e shefit të USAID-it

    Insajderi
    11 May 2017 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, emëroi ish-ambasadorin amerikan në Tanzani për të udhëhequr Agjencinë e ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

    Shtëpia e Bardhë tha se Mark Andrew Green, ish-kongresist, është zgjedhur për pozitën.

    Green aktualisht shërben si president i Institutit Republikan Ndërkombëtar, një grup jofitimprurës i dedikuar për promovimin e demokracisë në mbarë botën.

    Green merr rolin e ri në kohën kur Trump ka propozuar shkurtimin e ndihmës për zhvillimin e huaj që kryesisht mbikëqyret nga USAID.

    Buxheti i Trumpit për vitin fiskal 2018 parasheh shkurtime fondesh për diplomacinë dhe ndihmën e huaj për gati një çerek, ndërsa përmban më shumë mjete për nevojat ushtarake.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    20 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark