Mark Rutte takon Ramën në Bruksel: Shqipëria mund të mbështetet te NATO – aleat i patundur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Mark Rutte takon Ramën në Bruksel: Shqipëria mund të mbështetet te NATO – aleat i patundur

    Insajderi
    17 September 2025 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar në Bruksel me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

    Rutte vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e saj për të arritur shpenzimet prej 2% brenda këtij viti. Sipas tij, Shqipëria po bën shumë për Ukrainën, madje përtej mundësive.

    “Eshtë një nder që të kem mikun e ngushtë Rama. Shqipëria është një aleate. Ajo do ta mbërrijë shumë shpejt objektivin e shpenzimeve të NATO prej 2%. Ajo po zhvillon bazën industriale përmes ndërmarrjeve shtetërore. Ju po e ndihmoni shumë Ukrainën. Po bëni shumë për të. Ju po merrni në forcat në Letoni, Bullgari, Kosovë. Po bëni përtej madhësisë tuaj. Ju falenderoj që jeni aleat i patundur dhe që NATO mund të mbështetet te Shqipëria dhe Shqipëria te NATO.”, tha Rutte.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark