Mark Zuckerberg pritet të dal para gjykatës - Insajderi
×
Teknologji

Mark Zuckerberg pritet të dal para gjykatës

Insajderi
17 January 2017 - 11:41
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Zenimax Media”ka paditur, Facebook, për 2 miliardë dollarë, në lidhje me disa akuza që ka vjedhur teknologjinë e realitetit virtual.

Mark Zuckerberg pritet të dalë para një gjykate në Dallas, për të mbrojtur kompaninë e tij në lidhje me këtë akuzë,shkruan BBC, raporton Insajderi.

“Zenimax”, ka deklaruar që zbulimet e hershme të Realitetit Virtual janë kopjuar ilegalisht kur Oculus ka filluar të ndërtoj pajisjen për kokë “Riff”.

Facebook ka blerë Oculus në vitin 2014, e cila shihet si një pjesë e rëndësishme e strategjisë së kompanisë për dhjetë vitet e ardhshme.

Sipas disa burimeve bëhet e ditur që Zuckerberg do të mbrohet para gjykatës, me atë që “Zenimax” ishte e ngadaltë në vlerësimin e potencialit të Realitetit Virtual dhe se ishte puna e Oculus që e ka bërë të vlefshme teknologjinë si e njohim sot. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark