×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Marka e automjeteve “Trumpchi” synon tregun botëror

    Insajderi
    25 February 2017 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për shtatë vjet me radhë që nga viti 2009 Kina është renditur në vendin e parë në botë për prodhimin dhe shitjen e automjeteve. Megjithatë, industria kineze e automjeteve përballet me probleme dhe sfida, si niveli i ulët teknologjik dhe markat me ndikim të vogël në tregun ndërkombëtar.

    Në një gjendje të tillë, grupi i automjeteve “GAC Motors”, nëpërmjet inovacionit të pandërprerë, po përpiqet për të krijuar marka të veta, duke u kthyer në një shembull në këtë drejtim për kompanitë e tjera kineze, raporton cri.cn.

    Në një repart të uzinës së këtij grupi, 190 robotë po punojnë në linjën e prodhimit. Këtu i gjithë procesi është i automatizuar. Marka “Trumpchi” e grupit GAC niset nga këtu për të shkuar në mbarë botën. Presidenti i grupit GAC, Zeng Qinghong, shprehet se, që marka të njihet nga tregu, cilësia është kyçe.

    “Çfarë është marka? Nuk ka markë, nëse nuk ka cilësi. Pavarësisht çfarë themi ne këtu, marka humbet nëse nuk ka cilësi të mirë. Pra, një markë mund të zhbëhet brenda një dite, ndërsa për t’u krijuar mund t’i duhen ndoshta 8-10 vjet. Nëse marka zhbëhet, gjithçka ndodh brenda ditës,” thotë Zeng Qinghong.

    Të dhënat tregojnë që rritja vjetore e markës “Trumpchi” ka qenë mbi 80 % për pesë vjet radhazi. Nga janari deri në tetor, numri i makinave “Trumpchi” të shitura arriti 296 mijë, 126 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2015. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark