Marka e njohur franceze ndalon shitjen për modelet ruse, ato i shkatërrojnë çantat luksoze në shenjë proteste - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Marka e njohur franceze ndalon shitjen për modelet ruse, ato i shkatërrojnë çantat luksoze në shenjë proteste

    Insajderi
    07 April 2022 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Modelet ruse kanë grisur çantat Chanel në shenjë proteste kundër markës luksoze franceze, e cila ka ndaluar shitjet e produkteve të saj për klientët rusë. Modelja Victoria Bonya ka xhiruar një video teksa shihet duke prerë me gërshërë një çantë Chanel.

    “Nëse shtëpia e Chanel nuk respekton klientët e saj, pse duhet të respektojmë shtëpinë e Chanel?”, shprehet ajo. “Turp për shtëpinë e modës Chanel për mbështetjen e racizmit dhe rusofobisë”, thekson modelja, e cila numëron 9 milionë ndjekës në Instagram.

    Çmimet për çantat e dorës Chanel zakonisht fillojnë nga 2500 £. “Unë jam kundër rusofobisë dhe kundër diskriminimit dhe për ta treguar këtë, thjesht do ta pres këtë çantë,” tha Katya Guseva në një video tjetër, duke prerë çantën e saj të madhe Chanel.

    “Nuk kam më nevojë për të.” Prezantuesja televizive Marina Ermoshkina shkatërroi çantën e saj Chanel me një mjet prerës. “Nëse të kesh Chanel do të thotë të shesësh Atdheun tim, atëherë nuk kam nevojë për Chanel”, tha ajo.

    Chanel ka ndaluar shitjen e produkteve të saj për njerëzit që synojnë t’i çojnë ato në Rusi, pasi mbylli dyqanet e saj në vend. Kompania tha se është në përputhje me sanksionet e BE-së, të cilat ndalojnë shitjen në Rusi të mallrave luksoze me çmim më shumë se 300 euro. /abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark