Marketet në Malishevë me produkte me afat të skaduar, Inspektorati shqipton 20 gjoba ndaj tyre – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Marketet në Malishevë me produkte me afat të skaduar, Inspektorati shqipton 20 gjoba ndaj tyre

    Insajderi
    22 July 2022 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati i Komunës së Malishevës, në një aksion të zhvilluar gjatë këtyre ditëve në markete të ndryshme, ka hasur në produkte me afat të skaduar dhe si pasojë janë shqiptuar 20 gjoba.

    Kështu, sot ka bërë të ditur, drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Malishevës, Besartë Kryeziu-Ramaj, sipas së cilës, mallrat e konfiskuara janë asgjësuar, ndërsa marketet dhe pronarët e tyre janë gjobitur sipas ligjeve në fuqi.

    Ajo ka bërë të ditur, se gjatë kontrollit është hasur në produkte me afat të skaduar, kryesisht në produkte ushqimore, kozmetikë dhe produkte tjera.

    “Drejtoresha Kryeziu-Ramaj, ka bërë të ditur se kontrolli do të jetë i vazhdueshëm, por gjithashtu ju bën thirrje konsumatorëve, që sa herë që hasin në produkte me afat të skaduar, të njoftojnë inspektoratin komunal”, thuhet tutje në njoftimin për media.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark