“Marre, mos fol të pavërteta”, Eman Rrahmani i bërtet dhe e bënë horë ministrin Murati në komision - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Marre, mos fol të pavërteta”, Eman Rrahmani i bërtet dhe e bënë horë ministrin Murati në komision

    Insajderi
    05 June 2023 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një deputet i Vetëvendosjes dhe një ministër i Vetëvendosjes janë përplasur të hënën në një komision parlamentar.

    Behet fjalë për deputetin, Eman Rrahmani i cili e ka bërë “horë” ministrin e Financave, Hekuran Muratin, shkruan Insajderi.

    “Marre, mos fol të pavërteta”, i thotë ministrit teksa po e kundërshtonte për disa shifra që sipas tij ishin të pavërteta.

    Kjo përplasje me fjalë filloi pasi ministri Murati deklaroi se deputetët kanë më shumë asistentë, se sa kanë këshilltarë ministrat.

    Pas kësaj, ka reaguar bashkëpartiaku i tij, Rrahmani duke e akuzuar se po flet të pavërteta. Sipas Rrahmanit, nëse një ministër i Qeverisë i ka gjashtë këshilltarë, duke mos llogaritur edhe të zëvendësministrave, del se Qeveria të ketë më shumë ‘’asistentë’’ se deputetët.

    @lidhjademokratikeeks

    Të një partie janë, por Eman Rrahmani nuk ia falë rrenen Hekuran Muratit.

    ♬ original sound – LidhjaDemokratikeeKs

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark