Marrëdhënia e vështirë e Donald Trump me liderët britanik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Marrëdhënia e vështirë e Donald Trump me liderët britanik

    Insajderi
    16 May 2016 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Donald Trump ka thënë se mund të mos ketë “marrëdhënie shumë të mirë” me kryeministrin britanik David Cameron pasi ky e kishte kritikuar propozimin e kandidatit të republikanëve për president të Amerikës lidhur me ndalimin e përkohshëm të myslimanëve të hyjnë në Amerikë.

    Cameron e kishte quajtur këtë propozim si “idiotesk”.

    Por,Trump po ashtu nuk ka kursyer ofendimet as për një lider tjetër në Britani.  Ai e ka quajtur “injorant” kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, i cili është myslimani i parë që bëhet kryeministër në ndonjë qytet të rëndësishëm perëndimor, shkruan The Guardian.

    Në fakt, Khan e kishte quajtur Trumpin si injorant sa I përket njohurive të tij lidhur me fenë islame duke rrezikuar kështu sigurinë në të dy anët e Oqeanit Atlantik.

    Por, Trump kishte dhënë një deklaratë gati se kërcënuese për Khan.

    “Ai nuk më njeh mua dhe nuk e di se çfarë përfaqësoj.  Unë besoj se ato kanë qenë deklarata të pasjellshme dhe unë i them atij që t’i mbajë në mend këto deklarata.”

    Në një intervistë dhënë së fundi, Trump foli edhe për kryeministrin Britanik, të cilit po ashtu nuk I ka pëlqyer propozimi për ndalim të myslimanëve.

    “Duket se ne nuk do të kemi marrëdhënie shumë të mirë.  Unë shpresoj të kem një marrëdhënie të mirë me të, por duket se ai nuk është i interesuar të adresoje çështjet siç duhet.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark