“Piranjat” bën një kamerë të fshehtë Kujtim Gjuzit duke e bërë që të besonte se “ai lartë”, pra Rama e kishte propozuar për drejtor të RTSH-së.
Gjatë kamerës, Gjuzi prezanton edhe një platformë me 11 pika për rikthimin e RTSH-së në majat e saj, që “shqiptarët të thonë hallall ai 5 mijë lekëshi që paguaj te fatura e dritave”.
Por, me qëllim që të rriste besimin e agjentit të “Piranjave”, Gjuzi, i futur “në rrjetë” tashmë i ka treguar atij një video erotike duke pretenduar se në të ishte filmuar një politikan shumë i njohur në Shqipëri duke kryer marrëdhënie seksuale me sekretaren e tij jashtë Shqipërisë.