Marrëveshja BE-Turqi mund t’i kthejë sirianët në zonat e luftës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Marrëveshja BE-Turqi mund t’i kthejë sirianët në zonat e luftës

    Insajderi
    08 March 2016 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarët evropian i frikësohen marrëveshjes së Unionit Evropian me Turqinë, me arsyen se kjo mund t’i lë refugjatët sirianë të pambrojtur dhe me rrezikun se mund të kthehen përsëri në zonat e luftës.

    Filippo Grandi, komisionari i lartë i OKB-së për refugjatët, vuri në pikëpyetje ligjshmërinë e marrëveshjes së arritur nga BE-ja dhe Turqia.

    “Si një reagim të parë unë jam thellësisht i shqetësuar në lidhje me ndonjë marrëveshje që do të përfshinte kthimin e refugjatëve nga një vend në një tjetër, pa duke përcaktuar masat mbrojtëse për mbrojtjen e refugjatëve në bazë të ligjit ndërkombëtar,” tha Grandi të martën, shkruan The Guardian.

    Edhe Vincent Cochetel, komisionari i lartë i OKB-së për refugjatë dhe drejtor i drejtorisë rajonale të refugjatëve për Evropën, tha se angazhimi i BE-së për rivendosjen e 20.000 refugjatëve në shtetet evropiane gjatë dy viteve të ardhshme, në baza vullnetare, është shifër “shumë e ulët”.

    “Dëbimi kolektiv i të huajve është i ndaluar në bazë të konventës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, u tha Cochetel gazetarëve në Gjenevë, raporton Insajderi.

    Marrëveshja e Bashkimit Evropian me Turqinë parasheh kthimin e refugjatëve nga Greqia në Turqi deri në arritjen e një marrëveshjeje në krizën e luftës, në Siri. Turqia nga kjo marrëveshje përfiton 3 miliardë euro nga BE. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark