“Marrëveshja do të kalojë”, Sami Lushtaku i del në mbështetje planit amerikan – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Marrëveshja do të kalojë”, Sami Lushtaku i del në mbështetje planit amerikan

    Insajderi
    07 March 2023 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse Partia Demokratike e Kosovës ka rezerva të mëdha ndaj planit amerikano-evropian për normalizim të marrëdhënieve, Sami Lushtaku nga kjo parti i doli në mbështetje në plotëni si plan amerikan. “Marrëveshja do të kalojë sepse kemi nevojë për NATO dhe për një hov të zhvillimit para”, u shpreh Lushtaku në një shkrim në Facebook, përcjell Insajderi.

    Ndërkaq për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Lushtaku tha se ai “vjen e shkon si një mashtrues i imtë”, por se “aleanca jonë me ShBA-në do të mbetet përgjithmonë”.

    “Jemi ne – Drenica, PDK, qytetarët tanë ata që duhet të jemi prijës të kësaj lëvizje perpara e jo mashtruesit, ata që përdoren gaz lotsjellës, zolla, urrejtje për të na përçarë”, shkroi ai.

    Kjo mbështetje e Lushtakut vjen pas kritikave të disa prej ambasadorëve perëndimor ndaj opozitës në lidhje me qëndrimet rreth plan-propozimit për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Shkrimi i plotë i Sami Lushtakut:

    Në kohën kur ne po i kujtojmë sakrificat më të rënda të popullit, duhet kujtuar se liria u fitua me aleatët tanë të bekuar. Mashtrimi i Albin Kurtit ishte mohimi i kësaj sakrifice dhe kësaj aleance.

    Ne si PDK jemi krenarë me punën që kemi bërë sot, para 10 viteve por dhe para 25 viteve nga paraardhësja jonë ushtarake. Plani amerikan për paqe në Ballkan është plan i aleancës tonë me miqtë tanë. Marrëveshja do të kalojë sepse kemi nevojë për NATO dhe për një hov të zhvillimit përpara.

    Jemi ne – Drenica, PDK, qytetarët tanë ata që duhet të jemi prijës të kësaj lëvizje perpara e jo mashtruesit, ata që përdoren gaz lotsjellës, zolla, urrejtje për të na përçarë. Albini vjen e shkon si një mashtrues i imtë, por sakrifica jonë dhe aleanca jonë me SHBA do të mbetet përgjithmonë.

    Zoti e bekoftë Kosovën dhe gjakun e dëshmorëve dhe martirëve, Zoti i bekoftë Shtetet e  Bashkuara të Amerikës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark