“Marrëveshja finale me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është afër” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Marrëveshja finale me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është afër”

    Insajderi
    21 October 2022 - 19:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se i ka njoftuar qytetarët në Obiliq se “marrëveshja finale me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është afër”.

    “Marrëveshja i hap Kosovës rrugën drejtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Qeveria duhet të ketë kujdes në këtë fazë në mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës”, ka thënë Haradinaj, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Ai ka thënë se roli i tij dhe i Aleancës është që të ndihmojë këtë proces e të mos e dëmtojmë vendin në temat ku kërkohet unitet politik.

    “Sa i përket gjendjes së brendshme, qeveria Kurti ka bërë gabime të njëpasnjëshme. Qasja e tij në qeverisje, sektor të sigurisë dhe energjisë, kanë shkaktuar rënie drastike në ekonomi dhe kanë dobësuar pozitën e Kosovës”, ka thënë tutje Haradinaj, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndryshe, sot vetëm Haradinaj nga liderët opozitarë i ka shkruar në takim kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark