Marrëveshja Kosovë-Serbi, Ana Brnabiq zbulon se çfarë thanë ambasadorët e Bashkimit Europian – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Marrëveshja Kosovë-Serbi, Ana Brnabiq zbulon se çfarë thanë ambasadorët e Bashkimit Europian

    Insajderi
    25 November 2022 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka takuar sot në Beograd ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian, me të cilët ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

    Ajo ka thënë se me ambasadorët është pajtuar që së pari të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel, para dakordimit për marrëveshje të reja, raporton Tanjug.

    Vecanërisht, ka thënë Brnabiq, është me rëndësi që fillimisht të implementohet marrëveshja e nënshkruar në vitin 2013 për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    “S’mund të ketë marrëveshje të reja kur e para nuk është implementuar ende”, ka thënë ajo në një konferencë me kreun e delegacionit të BE-së në Beograd, Emanuel Giofre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark