Kosova dhe Serbia pritet t’ia njohin integritetin territorial dhe sovranitetin njëra-tjetrës, thuhet në një dokument që besohet të jetë një “non-paper”.
Ky dokument i përgatitur nga Gjermania dhe Franca, thuhet të jetë si nismë e përbashkët e këtyre dy shteteve për rifillimin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje finale.
Në një pjesë të tij flitet për vendosjen e “distrikti autonom të Kosovës veriore”.
“Palët do të duhej të pajtoheshin edhe për vendosjen e një “distrikti autonom të Kosovës veriore” si një “njësi e veçante administrative e vetëqeverisjes rajonale në Kosovë, e cila do të kishte të drejtë të rregullonte legjislacionin në baza rajonale në fushat e ekonomisë, financave, pronësisë së infrastrukturës, kulturës, arsimit, kujdesit shëndetësor, mbrojtjes sociale, gjyqësorit, shërbimit policor, zhvillimit urban dhe bashkëpunimit evropian, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin për qeverisjen lokale”.
Më tej thuhet se “distrikti Autonom i Kosovës së Veriut do të përfshijë territorin e qyteteve të qytetit të Zveçan dhe 35 fshatra të tij, Leposaviq dhe 72 fshatrat e tij, Mitrovicën e Veriut dhe zonën kadastrale të qytetit të Zubin Potokut dhe 63 fshatrat e tij”.
“Distrikti Autonom i Kosovës së Veriut do ta ketë Guvernatorin e tij i cili do ta përfaqësojë Qeverinë e Kosovës, Kuvendin që do ta përfaqësojë popullin dhe Këshillin Ekzekutiv që do të jetë një organ i përbashkët i Distriktit Autonom, Qeveria e Kosovës, Qeveria e Serbisë dhe Bashkimi Evropian”.
Letra e plotë: