Marrëveshja me SHBA-në për mineralet, Kievi vendos kushtin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Marrëveshja me SHBA-në për mineralet, Kievi vendos kushtin

    Insajderi
    26 February 2025 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka thënë se një “version faktikisht përfundimtar” i marrëveshjes për mineralet është arritur pas dy javësh negociatash intensive me SHBA-në. 

    Duke folur për televizionin ukrainas, Shmyhal tha se marrëveshja paraprake parashikon krijimin e një “fondi investimesh” për rindërtimin e Ukrainës.

    Kievi dhe Uashingtoni do ta menaxhojnë fondin me “kushte të barabarta”, shtoi kryeministri, duke theksuar se “kjo marrëveshje është drejtpërdrejt e lidhur me garancitë e sigurisë” për Ukrainën.

    “As Presidenti i Ukrainës [Volodymyr Zelensky] dhe as qeveria ukrainase nuk do ta shqyrtojnë apo nënshkruajnë marrëveshjen pa garanci sigurie për Ukrainën,” tha Shmyhal./topchannel/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark