Marrëveshja në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë ‘tërbon’ Serbinë: Duam shpjegime urgjente! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Marrëveshja në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë ‘tërbon’ Serbinë: Duam shpjegime urgjente!

    Insajderi
    19 March 2025 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dje është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, e cila është përshkruar si hap drejtë sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

    Pas marrëveshjes së nënshkruar nga ministri shqiptar i mbrojtjes Pirro Vengu, shefi kroat i mbrojtjes Ivan Anusic dhe kreu i mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci, u rikonfirmua mbështetja e Shqipërisë dhe Kroacisë për integrimin e plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, një lëvizje që Serbia e kundërshton me vendosmëri.

    Ministria e Jashtme serbe tha dje se do t’i dërgojë një kërkesë urgjente Shqipërisë dhe Kroacisë, duke kërkuar sqarime për një marrëveshje bashkëpunimi trepalësh të mbrojtjes me Kosovën.

    Beogradi e kundërshtoi masën, duke argumentuar se Shqipëria dhe Kroacia, së bashku me “përfaqësuesin jolegjitim të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë”, kanë ndërmarrë hapa që prishin stabilitetin rajonal.

    “Republika e Serbisë, si garantuese e paqes dhe neutralitetit ushtarak në Ballkan, me të drejtë kërkon përgjigje për natyrën dhe qëllimet e këtij bashkëpunimi të sigurisë”, sipas Ministrisë së Jashtme të Serbisë.

    Serbia paralajmëroi se krijimi i një aleance ushtarake pa u konsultuar me Beogradin është shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh përfshirjen e Kosovës, të cilën Serbia nuk e njeh si shtet të pavarur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark