Marrëveshja për liberalizimin e vizave pritet të votohet të enjten - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Marrëveshja për liberalizimin e vizave pritet të votohet të enjten

    Insajderi
    10 January 2023 - 08:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komiteti i Parlamentit Evropian të enjten do ta ketë në rend dite liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Këtë e ka bërë të ditur eurodeputeti Thijs Reuten, përmes një shkrimi në Twitter.

    Ai ka bërë thirrje për votim.

    “Pas marrëveshjes së shumëpritur me shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhjetorin e kaluar, ne do të vazhdojmë me ritmin në Parlamentin Evropian. Votoni në komision këtë të enjte!”, shkroi Reuten.

    Duhet theksuar se ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së gjatë takimit në Bruksel në dhjetor kanë miratuar marrëveshjen e arritur më parë mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Tani marrëveshja duhet të votohet në Komisionin për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE) në Parlamentin Evropian, e më pas edhe në seancën plenare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark