Marrëveshja tregtare BE-Kanada, ende e mundshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Marrëveshja tregtare BE-Kanada, ende e mundshme

    Insajderi
    24 October 2016 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Europian dhe Kanadaja thonë se në samitin e së enjtes në Bruksel, mund të nënshkruhet marrëveshja për tregti të lirë, megjithqë Belgjika ka shpallur se në këtë moment nuk e mbështetë këtë marrëveshje.

    Sot më herët gjatë ditës, kryeministri i Belgjikës, Charls Michel, i tha presidentit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, se Belgjika mund të mos e miratoj marrëveshjen, për shkak të kundërshtimeve të autoriteteve francezofolëse në këtë vend.

    Parashihej që gjatë samitit të nënshkruhej edhe kjo marrëveshje.

    “Së bashku me kryeministrin, Justin Trudeau, mendojmë se samiti i së entjes është ende i mundshëm”, ka shkruar sot zoti Tusk në rrjetin Twitter dhe ka shtuar se “i inkurajojmë të gjitha palët të gjejnë zgjidhje, pasi ende ka kohë”.

    Nëse të gjitha rajonet e Belgjikës nuk e mbështesin marrëveshjen, Belgjika nuk mund ta miratoj atë, ndërsa Bashkimit Evropan i duhet pajtueshmëria e të gjitha 28 vendeve anëtare./klankosova.tv


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark