
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka komentuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për tërheqjen e forcave policore nga veriu, gjegjësisht arritjen e marrëveshjes në Bruksel për targat.
Gashi gjatë seancës së Kuvendit, ka pyetur se përse duhet Qeveria të bëjë marrëveshje për tu tërhequr nga pjesa e territorit të vet.
“Pse duhet Qeveria e Kosovës të bëj marrëveshje për tu tërhequr nga pjesë të territorit të vet?”, ka pyetur Gashi, qeverinë.
Tutje ai është shprehur se “qeveria aktuale, marrëveshjen e parë që e bën me Serbinë, është marrëveshja për pranimin e strukturave dhe targave ilegale si targa zyrtare në Kosovë”.
Sipas Gashit, kjo qeveri e njeh legjitimitetin e Serbisë në territorin e Kosovës.
“Kjo çka keni bë ju është humbje për Kosovën”, është shefi i grupit parlamentar të LDK-së.
Gashi ka shtuar se “keni zyrtarizuar institucionet kriminale dhe paralele serbe në Kosovë”.
“Serbia zyrtarisht lëshon e i pranohen targat për territorin e Kosovës! Çka është kjo, a është Zajednicë? Keni zyrtarizu institucione kriminale dhe paralele të Serbisë në Kosovë”, deklaroi ai.