
Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu ka kritikuar kryeministrin Kurti për mikpritjen që i ka bërë kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski.
Ai ka thënë se kryeministri Kurti ia shtron tepihun e kuq kryeministrit maqedonas, që në vazhdimësi i përndjek dhe arreston ish-luftëtarët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.
Ndërsa thotë se e përçmon kryeministrin e Shqipërisë, duke anashkaluar mbajtjen e mbledhjes tradicionale mes dy qeverive shqiptare.
“Kryeministri Kurti ia shtron tepihun e kuq kryeministrit maqedonas që në vazhdimësi i përndjekë dhe arreston ish-luftëtarët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut. Në anën tjetër e përçmon kryeministrin e Shqipërisë duke anashkaluar mbajtjen e mbledhjes tradicionale mes dy qeverive shqiptare. Marri, hipokrizi, tradhti!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.