“Marshi qytetar për Halepin” nga Berlini mbërrin në Shkup – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Marshi qytetar për Halepin” nga Berlini mbërrin në Shkup

    Insajderi
    22 April 2017 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Grupi prej rreth 20 aktivistëve të vendeve të ndryshme të Evropës të cilët para 117 ditëve nisën “Marshin qytetar për Halepin” nga Berlini drejt Halepit dhe të cilët deri më tani kanë kaluar më shumë se 1.800 kilomera nëpër Evropë, sot mbërritën në qendrën e qytetit të Shkupit, ku u pritën nga disa aktivistë të të drejtave të njeriut dhe qytetarë për të parë pjesëmarrësit në këtë marshim.

    Pjesëmarrësit e “Marshit qytetar për Halepin” mëngjesin e ditës së djeshme arritën në Maqedoni, në kufirin verior të vendit, në afërsi të qytetit të Kumanovës. Ata u pritën nga ana e organizatave joqeveritare humanitare të cilët u ndanë paketa me ushqim sikurse refugjatëve që kaluan nëpër territorin e vendit.

    Për nesër pjesëmarrësit në marshim kanë paralajmëruar tubim në qendrën e qytetit të Shkupit dhe shëtitje nëpër qytet, ndërsa në Çarshinë e Vjetër të Shkupit do të prezantojnë “Marshin qytetar për Halepin”, njofton AA.

    Marshi nga territori i Maqedonisë do të largohet më datë 30 të këtij muaji për të vazhduar më tej drejt Greqisë. Gjatë qëndrimit në Maqedoni, pjesëmarrësit do të organizojnë aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të publikut mbi gjendjen e popullit sirian.

    Ky marsh qytetar filloi më 26 dhjetor të vitit të kaluar nga Berlini dhe deri më tani ka kaluar përmes Gjermanisë, Çekisë, Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Serbisë. Marshi në Siri pritet të mbërrijë nga fundi i verës 2017.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark