×
  • Lajme
  • Lajme

    Marshohet në Tiranë për vrasjen e 8-vjeçarit, merr pjesë edhe kryetarja e Kuvendit

    Insajderi
    19 November 2021 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot në mëngjes dhe kanë nisur një marshim nga Sheshi Nënë Tereza si homazh për vrasjen e vogëlushit tetëvjeçar, Mateo Vasiu nga 38 vjeçari Klodian Çalameni.

    Marshimit i është bashkuar edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, e cila tha se kërkesa e familjarëve dhe të afërmve për rikthimin e dënimit me vdekje nuk është një vendimmarrje që mund të merret nën ndikimin e emocioneve të forta që ka shkaktuar ngjarja.

    Kujtojmë se familjarët e vogëlushit kanë nisur që dje nënshkrimin e një peticioni përmes të cilit, synojnë dënimin me vdekje të 38 vjeçarit.

    Peticioni është firmosur dhe nga qytetarë të shumtë, të cilët të tronditur nga ngjarja e rëndë, kërkuan varjen e tij në mes të qytetit të Fierit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark