Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka bërë të ditur se sot nga ora 13:00 do të mbahet protesta e paralajmëruar në Preshevë.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se të gjithë bashkë do të jehojnë zërin e çdo shqiptari të shtypur, diskriminuar, të pasivizuar e shkelur të Luginës nga Serbia.
“Të marshojmë për identitetin e dinjitetin tonë. Për tekste shkollore në gjuhën shqipe për gjimnazistët tanë. Për njohje të diplomave të universiteteve të Republikës së Kosovës për studentët tanë”.
“Për mundësi të barabarta në punësim. Të dëshmojmë edhe një herë se edhe përkundër apartheidit, shqiptarët e Luginës nuk heshtin. Aq më pak, nuk dorëzohen e nënshtrohen. Të vazhdojmë luftën për të drejta, liri e barazi”, ka thënë Lutfiu.