Bashkësitë Fetare të Kosovës sot në ora 17:00 do të dalin me një qëndrim të përbashkët për martesat e së njëjtës gjini.
Gazeta Insajderi mëson se deklarata do të bëhet publike në ambientet e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Qëndrimi i bashkësive fetare për këtë çështje vjen një ditë para seancës ku të shqyrtohet në parim projekt-Kodi Civil.
Sipas të njëjtit, qytetarët e Kosovës të kenë të drejtë të martohen me partneret/ët e tyre, pavarësisht gjinive që e përbëjnë çiftin./Gazeta Insajderi/