×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Martesa jonë finito”, “Skizofren”- Këto ishin mesazhet e fundit para se Edmond Lajqi të vrasë gruan me armë zjarri

    Insajderi
    03 December 2024 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ditë para se Edmond Lajqi ta vrasë me armë zjarri bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukellin, kishte pasur një konflikt të ashpër mes çiftit. Sipas dosjes së prokurorisë të cilën e publikoi Insajderi, Edmonk Lajqi ka deklaruar se ishte sulmuar fizikisht dhe fyer me fjalë të renda një ditë para ditës kritike. Gjithashtu në dosje përmenden edhe mesazhet që kishin shkëmbyer qifti përmes telefonit. “Martesa jonë finito” e “Skizofren” ishin disa nga mesazhet që e ndjera ia kishte dërguar Edmondit. Ndërsa i pandehuri i kërkon tashmë të ndierës që të shkëputet nga familja e tij.

    Gazeta Insajderi

    Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Edmond Lajqit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukelli më 16 prill të këtij viti në Pejë.

    Sipas dosjes së prokurorisë, qifti nga Peja kishin kriza të thella në martesë. Nga deklarata e dorasit kuptohet se ai ishte i pakënaqur nga mënyra se si ishte trajtuar nga viktima ( bashkëshortja e tij) dhe nga familja e saj.

    Sipas tij, kjo e ka bërë të ndihet keq për shkak edhe gjendjes depresive që ndodhej viteve të fundit për shkak të vdekjes së babait të tij.

    Lajqi, sipas dosjes, në ditën kritike nuk kishte fjetur në banesën e tij por kishte qenë në spital me nënën, e cila ishte duke u trajtuar.

    Sipas dosjes, i pandehur rreth orës 8:00 të mëngjesit të datës 16 prill kishte shkuar në banese. Derën e banesës ia kishte hapur djali i tyre i mitur. Ai ka deklaruar se kur ka mbërritur në banese e ka gjetur gruan e tij në shtrat duke fjetur. Ai tregon se është refuzuar  nga bashkëshortja e cila sipas tij, e ka injoru dhe fyer. Pas kësaj, ai deklaron se ka gjuajt me armë zjarri në drejtim të saj, e cila si pasojë e plagës ka vdekur në vendin e ngjarjes.

    Gjithmonë sipas dosjes së prokurorisë e cila bazohet në dëshminë e dorasit dhe familjarëve, thuhet se çifti kishin pasur probleme bashkëshortore për një kohë të gjatë. Sipas bisedave mes qiftit që ka siguruar prokuroria thuhet se viktima i ishte drejtuar dorasit me fjalët “skizofren” dhe “martesa jon finite”.

    “I pandehuri Edmond dhe viktima Gjyljeta kishin pasur probleme bashkëshortore për një kohë të gjatë. Nga raporti i ekspertimit të telefonit, janë gjetur disa mesazhe në mes të viktimës Gjyljeta Ukella dhe bashkëshortit të saj të pandehurit Edmond Lajçi, ku ndër të tjera i pandehuri Edmond i është drejtuar viktimës me fjalët,,vetëm qkapu pi familjareve te mi ,non, Gëzim, motër, Ajshe, Rexhep, krejt farefis temin”, kurse viktima i është drejtuar me fjalë si:,,shizofren”, e po ashtu ndër të tjera e njëjta i kishte thënë se martesa jon finite”, si dhe komunikime të tjera të cilat gjenden në Cd”, thuhet në raport.

    Ndërsa i pandehuri, Edmond Lajqi ka deklaruar se një ditë para vrasjes ishte sulmuar fizikisht nga gruaja e tij dhe ishte ofenduar me fjalët “ti je njeri i ulet, je një dështakë”. Madje ai përmend edhe dyshimet për tradhti nga bashkëshortja e tij.

    “I pandehuri deklaron se ditën kritike jo por një ditë më parë, më ka sulmuar fizikisht tani e ndjera Gjyljeta, dhe më ka fyer me fjalët,, ti je njeri i ulet, je një dështakë” dhe më pas më ka sulmuar fizikisht ku gjersa unë kam qenë i shtrirë në krevat ajo mi ka vendosur duart në fyt dhe pastaj kur kam fillu me i hap do tema që kishin të bëjnë se me kënd po del, viktima pastaj më thoshte me frajer, ti je njeri i sëmurë, ajo çdo herë ka fol me fjalët e tjerëve. Rastin nuk e lajmërova atë natë në polici dhe nuk e di as vet pse nuk e raportova, pasi që jam fjalos me viktimën shkova tek nëna në Spital, e cila ka qenë duke u trajtu nga Kanceri, atë natë unë kam flejt në Spital. Në ora 11:07 min i pandehuri kërkon qe te konsultohet me mbrojtësen. Prokuroria e lejon. Në pyetje të prokurores se çfarë ka ndodhë pastaj? I pandehuri deklaron se atë natë mandej skam qenë mirë psiqikisht dhe i kam kërkua 2 diazepama prej motrave dhe i kam pirë”, thuhet në aktakuzë./ Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark