Martesa sekrete e Rozana Radit, kush është partneri që mban larg famës? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Martesa sekrete e Rozana Radit, kush është partneri që mban larg famës?

    Insajderi
    11 January 2025 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej shumë vitesh Rozana Radi preferon që ta mbajë jetën e saj private sa më intime. Zgjedhja duket se është e partnerit të saj, që preferon mos të jetë pjesë e shtypit rozë. Megjithatë, çifti duket se nuk ka vetëm një lidhje të konsoliduar, por e kanë kurorëzuar dashurinë edhe në martesë.

    Një fakt të tillë e ka thënë vetë këngëtarja gjatë një debati në “Big Brother”. Duke debatuar me Gjestin, Rozana ka shpërthyer duke i thënë “me mua s’guxon ti”.

    Gjesti, i “shtyrë nga kureshtja”, ka pyetur këngëtaren se përse ai nuk mund të marrë një guxim të tillë, por Rozana i tha prerë se “Jam grua e martuar, nuk afrohesh dot fare tek unë”.

    rozana radi

    Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë me këtë deklaratë, duke zbuluar kështu edhe martesën e saj të fshehtë. Vetë artistja ka qenë gjithnjë shumë e rezervuar për të folur për detaje nga jeta private, por edhe miqtë e afërt refuzojnë të zbulojnë nëse kanë qenë në dijeni të dasmës që ajo dhe partneri i saj kanë bërë. Rozana Radi ka folur për jetën e saj private, por edhe atë profesionale, ka pranuar se është në një lidhje dashurie prej më shumë se 10 vitesh. Jo vetëm kaq por ajo tregoi edhe një moment kur gazetat e kanë ‘futur në sherr’ me partnerin e saj.

    rozana radi1

    Gjithashtu, Rozana zbuloi edhe diçka për partnerin e saj, cilësoi se ai nuk merret aspak me botën e televizionit dhe ka dëshirë që mos të bëhet publik.

    “Në një emision thashë “jam shumë e lumtur se jam ndarë më të dashurin”, ku pjesë ishte satira përveç investigimit. Pas emisionit do të shkoja në plazh me të dashurin, dhe nisën gazetat “u rilidh Rozana”. Na futën me të vërtetë në sherr, se ai më thoshte pse e ke thënë ti. Ne nuk ishim në sherr, por na futën me të vërtetë në sherr”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    11 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark