Martesa mes gjinive të njëjta vazhdon të mbetët një çështje ende e pa rregulluar me lig. Por jo vetëm më ligj kjo temë vazhdon të mbetët problem edhe në shoqërinë kosovarë. Kundërshtime të shumta janë parë ende pa dal në votim projekt Kodi Civil përmes së cilit pritet të lejohen martesat mes gjinisë së njëjte. Ky Kod Ciliv pritet që nesër të dal në kuvend në lexim të parë.
Bashkësitë fetare në Kosovë janë deklaruar kundër, por qëndrimin e tyre nuk e shohin si pengesë përfaqësues të organizatave që merren me të drejtat e njeriut dhe në këtë rast të komunitetit LGBT.
Arber Nuhiu, drejtor ekzekutiv në CSGD, në një intervistë për Gazetën Insajderi thotë se qëndrimet e tyre janë e drejta e tyre por as Bibla e as Kurani nuk e rregullojnë sistemin shoqërorë në Kosovë, këtë e bënë Kushtetuta dhe Instrumentet Ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut.
Në një intervistë për Insajderin Arber Nuhiu sqaron se si ka nderur procesi për rregullimin me lidh të martesave të gjinisë së njëjta.
Ai shprehet i zhgënjyer me qeverinë për të cilët thotë se nuk i kanë marrë parasysh rekomandimet e tyre dhe se Kodi Civil që pritet të votohet nuk ndreq asgjë.
Po ashtu Nuhiu tregon se qasja e Qeverisë Kurti ndaj komunitetit është më e keqja nga të gjitha qeveritë e kaluara. Ai thotë se ata nuk janë të qasshme dhe nuk kanë marrë pjesë ne parada.
Intervista e plotë:
Cili është problemi me ligjin që po pamundëson martesën e personave të gjinisë së njejtrë?
Nga viti 2019, intensivisht jemi duke u marrë më këtë çështje, kemi qu rekomandime konkrete kemi mbajt takime dhe në fund qeveria nuk ka marrë parasysh rekomandimet tona dhe ka vendos një paragraf që kur ta këqyrsh në aspektin ligjor aty se ka vendin hiç sepse në atë kapitur flitet për martesën, rregullimin e martesës e në paragrafi i dytë flet për bashkësitë civile. Problemi i bashkësive Civile në aspektin ligjor është sepse termi në aspektin ligjor kurrkund tjetër në asnjë ligj nuk përmendet as nuk definohet. Prandaj është shumë trik kjo punë sepse puna e parë Kushtetuta e garanton martesën ndërsa Kodi Civil po mendon ”me rregullu çështjen e partnerëve të seksit të njëjte me ligj të veçantë”. Kodi Cilvil thotë bashkësitë janë të lejuara Kjo i bjen që po donë më i hek përgjegjësitë. Ky ligji që është i paqartë që ka me dal nesër në Kuvend. Ky ligj ka probleme sepse e shkel edhe Kushtetutën. Edhe nëse votohet ky Kod Civil nuk rregullon asgjë në përmbajtën e tanishme.
Si i komentoni qëndrimet e bashkësive fetare në Kosovë?
Kosova është shtet laik. Rregullimi shoqëror, politik ekonomik i një shteti laik në këtë rast i Kosovës përcaktohet me Kushtetutë dhe me legjislacionin në fuqi. Në kuadër të këtij rregullimi dhe të drejtave dhe lirive individuale është e drejt edhe e garantume me kushtetutë që bashkësitë fetare të veprojnë lirshëm dhe të funksionojnë pa pengesa. Qëndrimet e tyre janë e drejtë e tyre dhe ne nuk e shohim si pengesë. Edhe librat e shenjtë, çdo respekt për secilin libër, ne e dimë dhe jemi okay me qëndrimet e tyre por nuk mundemi me kuptu që Bibla dhe Kurani munden me rregullu sistemin shoqërorë në Kosovë sepse kushtetuta thotë që Kosova është shtet laik.
Cili është veprimi që do të ndërmerrni në rast se nuk do të votohet ky Kod Civil?
Në kemi elemente të mjaftueshme me qu në Gjykatën Kushtetuese, dhe gjykata kushtetuese nuk ka me marr parasysh as Biblën e as Kuranin por do të merr parasysh kushtetutën dhe Instrumentet Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Cila është kërkesa juaj?
Ne po kërkojmë që Kodi Civil me qenë në frymë më kushtetutën dhe në këtë rast nuk është.
Cila është qasja e qeverisë Kurti lidhur me komunitetin LGBT?
Ka ndryshim negativ. Me qeverinë Kurti 1, E para nuk na ka ndodh asnjëherë që me bo presion që me 17 maj me u ndrequ ndërtesa e Qeverisë me ngjyrat e Ylberit.
E dyta në paradën e vitit të kaluar ka qenë hera e parë që asnjë zyrtarë i institucionit publik nuk ka na kanë kthyer e-mail refuzues e as nuk kanë marr pjesë në paradë. Qeveritë e kaluara kanë kthyer të paktën përgjigje që s’po vinë.