Martesat e hershme në Zvicër, prijnë kosovarët, sirianët dhe irakianët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Martesat e hershme në Zvicër, prijnë kosovarët, sirianët dhe irakianët

    Insajderi
    29 January 2017 - 23:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sfidë e re ka dalë për autoritetet zvicerane. Bëhet fjalë për martesat e hershme të vajzave në këtë shtet, shumica e të cilave martohen duke mos u bazuar në ligjet e Zvicrës për martesën.

    Gazeta zvicerane “24heures” shkruan se përfaqësues të komunitetit mysliman por edhe katolik janë duke injoruar ligjet e Zvicrës sa i përket martesës.

    Vetëm vitin e kaluar janë regjistruar 21 martesa religjioze të vajzave prej 14 deri në 17 vjet në Bern, Zurig dhe Solothurn.

    Në shumicen e rasteve, vajzat e martuara janë nga Siria, Afganistani, Kosova, Iraku, Somalia dhe Maqedonia.

    Mediat zvicerane duke u bazuar në raportet zyrtare shkruajnë se shteti po merret seriozisht me këtë duke vënë sanksione për imamët ose klerikët e tjerë fetar që martojnë vajza dhe djem të ri.

    Autoritetet zvicerane thonë se shumica e këtyre martesave janë të bëra nën presionin e prindërve./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark