Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Aktakuza është ngritur ndaj katër personave. Ndaj Naim Murselit, bashkëshortit të viktimës, Liridona Ademaj. Dhe ndaj dy kryesve të veprës Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Ndërsa personi i tretë nuk u bë i ditur.
Prokurorja e rastit Javorka Perlinçeviq, tha se provat materiale janë grumbulluar në afat shumë të shkurtër, por mungonte motivi që ka shtyrë kryerësit ta kryejnë këtë vepër penale, kështu kanë kërkuar ndihmë nga organet e Suedisë.
“Liridona dhe Naim Murseli kanë jetuar një kohë në Suedi dhe u jemi drejtuar organeve të Suedisë për të na treguar nëse kanë pasur probleme në familje dhe kemi marrë përgjigje rreth kësaj dhe për të gjetur motivin për likuidimin e Liridonës nga Naim Murseli. Derisa nuk i kemi pranuar këto të dhëna dhe deri sa nuk e kemi realizuar fotografine familjare nuk kemi reaguar”, tha prokurorja në një konferencë për media Javorka Perlinçeviq.
Ajo tuthe tregoi edhe njërin ndë motivet e kësaj vrasje.
“Një nga motivet sepse nuk mund t’i tregojmë të gjitha motivet sepse aktakuza në momentin që kemi hyrë në sallë është dërguar në gjykatë dhe për detajet e aktakuzës nuk mund të themi, Por, mund të themi se përderisa kanë jetuar në Suedi, kanë pasur marrëdhënie të çrregulluar martesore dhe familjare, gjatë të cilave kanë ardhur deri te problemet tjera edhe financiare, e për motivet tjera që kanë cuar këtë rast deri te vrasja mund ta kuptoni në seanca gjyqësore”, tha prokurorja.