"Martin Berishaj s’po ikë" Kjo është deklarata e ministres Haxhiu që ngjalli reagime në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Martin Berishaj s’po ikë” Kjo është deklarata e ministres Haxhiu që ngjalli reagime në Kuvend

    Insajderi
    28 April 2022 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Qeveria e Kosovës i ka dhënë qëndrimet e saj rreth rastit të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin u raportua se është i përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.

    Ajo tha se duhet pritur drejtësia të vendosë për këtë rast, derisa përmendi se lajmi u raportua në kohë zgjedhjesh.

    “Rasti i Martin Berishajt ka qenë një luftë në kuadër të zgjedhjeve në Slloveni. Pak para zgjedhjeve një medium që ishte Planet TV i vetmi kishte thënë se ekziston ky skandal financiar dhe në një konferencë për media, Golob pra kryeministër në ardhje ka treguar për vërtetimin që vet institucioni i administrimit financir apo inteligjenca ekonomike në Slloveni që ka dëshmuar që të gjitha të hyrat e tij janë në rregull”.

    “U përmend këtu se Martin Berishaj po i ik drejtësisë, po kërkohet nga drejtësia, nuk po gjendet askund. Berishaj do të jetë në secilën apo do t’i përgjgjet secilës kërkesë që institucionet e Kosovës apo në Slloveni apo në Kroaci do t’ia bëjnë. Edhe AKI edhe agjencia kundër korrupsionit kanë nisur hetime në raport me deklarimet e pasurisë, prisni institucionet dhe prisni qëndrimet e institucioneve në raport me këtë çështje”.

    “Agjencia kundër korrupsionit është duke e hetuar këtë çështje. Jam e bindur se duke pasur parasysh si funksionon Sllovenia po të kishin dyshimet natyrisht se prokuroria atje do të nisnin hetimet. Për aq sa ne jemi në dijeni nuk kanë nisur hetimet, madje ka pasur një deklaratë nga prokuroria që ky rast nuk po hetohet. S’po bëhet fjalë për një shtet dosido ne e njohim si funksionin Sllovenia”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark