Martin Shkreli: Dua të bëhem mbret në Shqipëri   - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Martin Shkreli: Dua të bëhem mbret në Shqipëri  

    Insajderi
    28 May 2016 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Martin Shkreli, ka deklaruar se do të mbështesë kandidatin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale.

    Njeriun që para disa muajsh mori nofkën “shqiptari më i urryer në internet” për shkak të ngritjes së çmimit të një ilaçi jetik të të prekurit me sidë për 5,000 herë më shumë, pos mbështetjes për Trumpin, ka thënë se dëshiron të bëhet mbret në Shqipëri.

    Djali i fëmijëve emigrantë që dikur lavdërohej si një gjeni në Wall Street po përballet me ndjekje penale për abuzim me investuesit, punëdhënësit dhe firmat e fondet që ka drejtuar në vite.

    Shkreli dukej se ka qenë fillimisht mbështetës i Hillary Clinton, por pas deklaratave të ashpra të saj që e paraqitën atë si një simbol të abuzimeve të një industrie farmaceutike të dalë jashtë kontrollit, ai zhvendosi mbështetjen e tij te Bernie Sanders, duke i dërguar publikisht një çek, prej 2,500 dollarësh.

    Më vonë fushata e senatorit deklaroi se e kishte refuzuar çekun dhe ia kishte përcjellë një fondacioni bamirës.

    Pas kësaj, Shkreli filloi zhvendosjen te Republikanët, duke përfunduar dje në një mbështetje të hapur për Donald Trump.

    Shkreli që me disa veprime të tij i ka bërë njerëzit të vrasin mendjen nëse kanë të bëjnë me një grykës të pangopur që pasurohet në kurriz të punës kërkimore të shkencëtarëve e mjekëve dhe në kurriz të të sëmurëve nevojtarë, apo thjeshtë kërkon një mënyrë për të qenë në qendër të vëmendjes së të tjerëve edhe nëse çmimi është urrejtja apo neveria masive.

    Ai sigurisht nuk është i pari në “Fermën e Madhe” që lejohet nga ligji të abuzojë me çmimet e ilaçeve dhe shërbimeve, mirëpo sigurisht nuk ka shoq në brutalitetin dhe mungesën e taktit me të cilën e transmetoi strategjinë e tij në treg.

    Media dhe aktivistë që e shohin me shqetësim kandidatin Donald Trump, kanë nxituar ta japin këtë lajm mbështetjeje ndoshta si një mjet për ta përforcuar karikaturën me të cilën përshkruajnë miliarderin republikan.

    Për hir të të vërtetës, Donald Trump e ka quajtur Martin Shkrelin “një birbo të përkëdhelur”, kur shpërtheu skandali i ilaçit Daraprim.

    Shkreli ka maninë t’u përgjigjet një për një atyre që e kritikojnë apo ofendojnë dhe armiqtë e Donald Trump thonë se ai në fakt vepron si një “Trump i vogël”.

    Autori i emisionit Interaktiv të KTV-së, gazetari i KTV-së, Xhemajl Rexha e quajti budalla Shkrelin. “Budalla i kompletuar”, ka shkruar Rexha në Twitter pas deklaratës së Martin Shkrelit se do të mbështeste Trump.

    Përgjigja nga Martin Shkreli ishte: “Do të ndryshoj kur të bëhem Mbreti i Shqipërisë dhe të marr mediat nën kontroll…”

    Rexha iu kundërpërgjigj se është nga Kosova dhe nuk do të ndryshojë duke i përmendur rolin e Hillary Clinton në pavarësimin e Kosovës./Opinion

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark