Martin Shkreli po tallet me Amerikën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Martin Shkreli po tallet me Amerikën

    Insajderi
    04 February 2016 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paraqitja e shqiptarit Martin Shkreli para Kongresit Amerikan ka bërë shumë bujë në mediat botërore, por më shumë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi ai refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve të kongresmenëve lidhur me rritjen e çmimit të ilaçit për AIDS nga 13 dollarë në 750 dollarë.

    Vendimi i tij që të mos përgjigjej në asnjë pyetje duke u thirrur në Amandamentin e Pestë “për të mos qenë dëshmitar në rastin kundër vetvetes” është krejtësisht ligjor por vendimi për të shkruar një “tëett” se “është e vështirë e pranueshme që debilët sikur këta përfaqësojnë popullin”, duke iu referuar kongresmenëve ka ngjallur irritim të madh tek kongresmenët dhe mediat.

    Për mediat amerikane kjo çfarë po bënë Shkreli është një tallje të cilën rrallë herë e ka përjetuar shteti i Amerikës dhe vet qytetarët, raporton Insajderi.

    shkreli3

    “Asnjëherë nuk më ka ndodhur që ta kem pranë një person të tillë sikur Shkreli i cili përkundër faktit që vendimet e tij po rrezikojnë miliona jetë ai është aq i qetë dhe tallës në të njëjtën kohë”, ka thënë kongresmeni Trey Gowdy për USA Today, raporton Insajderi.

    I zemëruar me paraqitjen e Shkrelit para Kongresit ka qenë edhe Jazon Chaffetz i cili ka reaguar edhe ndaj avokatit të Shkrelit, i cili gjatë krejt kohës ka tentuar ta këshilloj atë sesi të “flas por të mos thotë asgjë”.

    Më i ashpër ndaj Shkrelit dhe posaçërisht ndaj sistemit të drejtësisë në Amerikë ka qenë Buddy Carter, i cili është i vetmi farmacist në Kongres duke e quajtur Shkrelin dhe veprimet e tij si të “pështira dhe të gërditshme”.

    Sipas tij është e rëndësishme që Amerika të mos lejoj këtë tallje që Martin Shkreli po i bënë qytetarëve, kongresit dhe sistemit të drejtësisë.

    “Mbi të gjitha ai po tallet me njerëzit në nevojë që vuajnë nga AIDS”, ka thënë ai.

    shkreliballin

    Shkreli po e vë në lajthitje edhe krejt sistemin e farmaceutikes në SHBA, pasi shumë kompanive po u duhet të përballen me krizën që ai e ka shkaktuar.

    “Ne po shikojmë sesi po ndryshojnë gjërat dhe kemi shumë punë për të bërë”, tha Howard Schiller, një drejtues i kompanisë farmaceutike në SHBA, teksa ka komentuar veprimet e Shkrelit.

     

     

     

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark