Martin Shkreli reagon ndaj studentëve që ia "rrezikojnë" monopolin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Martin Shkreli reagon ndaj studentëve që ia “rrezikojnë” monopolin

    Insajderi
    01 December 2016 - 22:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Martin Shkreli themelues dhe drejtor ekzekutiv i “Turing Pharmaceuticals, ka reaguar në rrjetin social Twitter për zbulimin e ri të një grupi të studentëve australian, të cilët pretendojnë se kanë krijuar të njëjtin ilaç që Martin Shkreli e shet  në  ShBA.

    “Askush nuk do të pengojë fëmijët. Edhe unë kam qenë një shkencëtar i ri, gjithashtu. Ajo është në imagjinatën tuaj”, ka shkruar Shkreli në Twitter, raporton Insajderi.

    Ilaçi i krijuar nga studentët e mjekësisë ka kushtuar vetëm 2 dollarë për t’u prodhuar. Këtë ilaç ata pretendojnë ta shesin edhe në SHBA. Në këtë mënyrë ata do të bëhen konkurrentë të ashpër të kompanisë së Martin Shkrelit.

    Shkreli pasi kishte blerë të drejtat për prodhimin dhe shitjen e “Daraprimit” me çmim prej 55 milionë dollarësh ishte bërë objekt diskutimesh e madje edhe urrejtjeje të pakthyeshme e përçmimi publik masiv brenda vetëm një nate./Insajderi.com

    Studentët që mund ta shembin perandorinë e Martin Shkrelit


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark