Arsenali më në fund e ka zhbllokuar rezultatin në derbin ndaj Chelseas.
Ishte Gabriel Martinelli që shënoi nga afërsia pas një asistimi të bukur të Martin Odegaardit.
Norvegjezi e vendosi brazilianin përballë Sanches dhe me një goditje të saktë i dha epërsinë mysafirëve.
Më herët shënoi një gol edhe Kai Havertz, por që u anulua për shkak se ishte në pozicion jashtë loje.
Martinelli's been our biggest threat all game. He deserved that ⚽pic.twitter.com/vObx8yvuAT
— Gunners (@Gunnersc0m) November 10, 2024