“Martinin as Byroja s’e heton”, PDK me parullë të re – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Martinin as Byroja s’e heton”, PDK me parullë të re

    Insajderi
    10 February 2023 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia Demokratike e Kosovës e ka vazhduar aktivitetin e saj opozitar përmes aktivistit Trim Syla.
    Ky i fundit, thuajse çdo ditë shfaq parulla të reja kritike për pushtetin e Vetëvendosjes.

    E një e tillë është shfaqur edhe sot. Syla është shfaqur me një pankartë në dorë me mbishkrimin “Martinin as Byroja s’e heton”.

    Ky mbishkrim vije pas kërkesave të vazhdueshme të PDK-së për shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

    PDK gjithashtu ka kundërshtuar edhe Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Paluajtshme, e cila sipas partisë kryesore opozitare, është mjet politik në dorën e kryeministrit Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark