Blake Shelton dhe Gwen Stefani, më në fund, kanë kurorëzuar dashurinë disavjeçare me martesë.
Çifti u martua pas gati 6 vitesh së bashku të shtunën, më 3 korrik, në fermën e Shelton në Oklahoma.
Page Six ndau fotot e ceremonisë të shkrepura nga ajri. Në fillim të kësaj jave, TMZ njoftoi se Shelton dhe Stefani kishin bërë kërkesë për martesë në Oklahoma, prandaj dasma pritej nga dita në ditë.
Shelton më parë ndau disa detaje të dasmës me USA Today, duke zbuluar se Stefani ishte duke bërë pjesën më të madhe të organizimit. Ndërsa Stefani rrëfeu në Late Night With Seth Meyers në prill se ata po planifikonin një festë private të vogël, ku të pranishëm do të ishin vetëm familjarët.
Shelton i propozoi Stefanit në tetor të vitit 2020 në fermën e tij.