Maryl Streep vishet si Donald Trump dhe imiton atë[Video] - Insajderi
×
Kulturë

Maryl Streep vishet si Donald Trump dhe imiton atë[Video]

Insajderi
07 June 2016 - 20:54
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sikur të mos mjaftonin tre cmime Oskar të fituara nga Maryl Streep, aktorja e madhe amerikane shfaqi aftësitë e saj edhe njëherë tjetër derisa imitoi politikanin dhe biznesmenin Donald Trump.

Këtë përformancë, Streep e dha gjatë të hënës mbrëma në New York, njofton revista prestigjoze amerikane “Times”. 66-vjeçarja u vesh me një kostum ngjyrë të zezë me një këmishë të bardhe, dhe me një kravatë që të kuqe që ngjasonte me atë të kandidatit republikan për president të SHBA-ve.

Krahas saj ishte edhe ylli i filmit “Mamma Mia”, Christine Baranski, e cila imitonte kandidaten demokrate për presidente, Hillary Clinton. /Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark