![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Në Zubin Potok nuk po zbatohet masa qortuese për targat ilegale, vendim ky i Qeverisë së Kosovës për ata që refuzojnë t’i konvertojnë ato në ‘RKS’.
Një patrullë policore me dy zyrtarë serbë që ndodhej në këtë zonë, sipas raportimit të klankosoves, nuk i ndalte veturat me targat KM.
Arsyetimi i zyrtarëve ishte se nuk ndodheshin aty për këtë çështje.
Në këtë komunë po vazhdojnë lëvizjen lirshëm veturat me targa ilegale.