Masa të rrepta sigurie, ja si po e ruan policia-Kombëtarën serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Masa të rrepta sigurie, ja si po e ruan policia-Kombëtarën serbe

    Insajderi
    06 June 2025 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shtetit në Shqipëri njofton se ka realizuar eskortimin dhe shoqërimin e skuadrës së futbollit të kombëtares së Serbisë nga Aeroporti Ndërkombëtar  “Nënë Tereza” Rinas  drejt Tiranës.

    Në një postim në Facebook bëhet e ditur se masat e sigurisë janë zbatuar nga strukturat operacionale të Policisë së Shtetit,  duke garantuar një itinerar të sigurt dhe pa incidente, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.

    “Policia e Shtetit do të vijojë të zbatojë të gjitha masat e planifikuara në Planin e Posaçëm për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për të shmangur çdo incident të mundshëm”, thuhet në postimin e policisë, ku po ashtu u bëhet thirrje qytetarëve dhe tifozëve sportdashës që të kontribuojnë për një atmosferë qytetare, sportive dhe të kulturuar, në respekt të rregullave dhe të mikpritjes shqiptare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark