Masakër afër pikës së ndihmave në Gaza, të paktën 45 palestinezë të vrarë, spitali i mbushur me të plagosur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Masakër afër pikës së ndihmave në Gaza, të paktën 45 palestinezë të vrarë, spitali i mbushur me të plagosur

    Insajderi
    17 June 2025 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërkohë që vëmendja globale është përqendruar te konflikti me Iranin, një incident i rëndë është shënuar në Rripin e Gazës, ku të paktën 45 palestinezë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur pranë një pike shpërndarjeje ndihmash humanitare, raporton BBC, përcjell Insajderi.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së kontrolluar nga Hamas, viktimat janë shkaktuar nga të shtënat e forcave izraelite pranë një qendre të ndihmave të drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një organizatë e mbështetur nga Izraeli dhe SHBA.

    Spitali Nasser, i vetmi që funksionon në këtë zonë të jugut të Gazës, është tejmbushur, me shumë të plagosur të shtrirë në dysheme për shkak të mungesës së shtretërve dhe kapaciteteve për trajtim.

    Dëshmitarët okularë kanë raportuar se forcat izraelite hapën zjarr dhe granatuan një zonë pranë një kryqëzimi në lindje të qytetit Khan Younis, ku mijëra palestinezë ishin mbledhur në pritje për të marrë ndihma ushqimore nga qendra e GHF-së.

    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) ende nuk kanë dhënë ndonjë koment zyrtar për këtë ngjarje.

    Ndërkohë, kreu i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk, ka akuzuar më herët Izraelin për “armatim të ushqimit” dhe ka kërkuar një hetim të plotë për incidentet e përsëritura me të shtëna pranë qendrave të GHF-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark