Masakra e Shkodrës, policia publikon pamjet e arrestimit të autorit Ragip Gila - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Masakra e Shkodrës, policia publikon pamjet e arrestimit të autorit Ragip Gila

    Insajderi
    09 September 2025 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shkodrës ka publikuar pamjet e arrestimit të autorit të masakrës së djeshme me dy viktima dhe dy të plagosur. Në videon e shpërndarë për mediat policia njofton se arrestoi në në flagrancë 28-vjeçarin Ragip Gila, banues në Shkodër, me akuzat; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”. 

    Atij iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri, 1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole, 1 skafandër, 1 maskë, 1 jelek antiplumb dhe 1 shishe 1.5 l e mbushur me lëndë djegëse.

    Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë; 39-vjeçarin Barush Bregu (Bajram Bregu) dhe një 17-vjeçar që dyshohet se i siguruan armatimin dhe mjete të tjera autorit.

    Gjatë operacionit, u sekuestruan 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore, municion luftarak, një Audi me targa të vjedhura, 5 dronë, laptopë dhe pajisje të tjera.

    Njoftimi i Policisë Shkodër

    Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe kontrollet, me qëllim dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, ku shtetasi R. G. qëlloi me armë zjarri dhe si pasojë humbën jetën 2 shtetas dhe u plagosën 2 të tjerë.  

    Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që dyshohet se kishin siguruar armatim, mjete dhe pajisje të tjera për kryerjen e krimeve të rënda ndaj jetës.

    Zbulohet një banesë në lagjen “Guerrile”, që përdorej nga 2 shtetasit në kërkim, si bazë për aktivitete kriminale. Sekuestrohen 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore dhe municion luftarak.    

    Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 08:50, në një lokal, në lagjen “Qemal Stafa”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër:

    -arrestuan në flagrancë shtetasin R. G., 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”. 

    U sekuestruan:    

    2 armë zjarri (1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole), 1 skafandër, 1 maskë, 1 jelek antiplumb dhe 1 shishe 1.5 l e mbushur me lëndë djegëse, që iu gjetën shtetasit R. G., i cili u vu në pranga nga shërbimet e Policisë, pas ngjarjes;        

    automjeti që ky shtetas vodhi nën kërcënimin e armës, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe motomjeti pa targë dhe pa numër shasie, që ai la në vendin e ngjarjes.    

    Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit B. B. alias B. B., 39 vjeç, dhe një 17-vjeçar, për veprat penale ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

    Gjatë kontrollit në banesën e një shtetaseje (e cila jeton jashtë vendit), të cilën këtë shtetas e përdornin si bazë për këtë aktivitete kriminale, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar: 

    1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike. 

    Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e veprimtarive kriminale të tyre.   

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

    Shkodër-Vihet në pranga shtetasi Ragip Gila, dhe u shpall ne kerkim shtetasi Barush Bregu (Bajram Bregu)

    Masakra e Shkodrës, policia publikon pamjet e arrestimit të autorit Ragip Gila

    Policia e Shkodrës ka publikuar pamjet e arrestimit të autorit të masakrës së djeshme me dy viktima dhe dy të plagosur. Në videon e shpërndarë për mediat policia njofton se arrestoi në në flagrancë 28-vjeçarin Ragip Gila, banues në Shkodër, me akuzat; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhja me armë”, “Shkatërrimi i pronës”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”. 

    Atij iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri, 1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole, 1 skafandër, 1 maskë, 1 jelek antiplumb dhe 1 shishe 1.5 l e mbushur me lëndë djegëse.

    Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë; 39-vjeçarin Barush Bregu (Bajram Bregu) dhe një 17-vjeçar që dyshohet se i siguruan armatimin dhe mjete të tjera autorit.

    Gjatë operacionit, u sekuestruan 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore, municion luftarak, një Audi me targa të vjedhura, 5 dronë, laptopë dhe pajisje të tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark