Masakra e Studimes, Kurti: Krimet e luftës nuk parashkruhen as vjetërsohen, të veprojë drejtësia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Masakra e Studimes, Kurti: Krimet e luftës nuk parashkruhen as vjetërsohen, të veprojë drejtësia

    Insajderi
    02 May 2023 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili sot gjendet në Bruksel për takimin e ri me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “krimet e luftës nuk parashkruhen as vjetërsohen”.

    Këtë koment ai e ka bërë kur e ka kujtuar masakrën e Studimves në Vushtrri.

    “I bëj thirrje sistemit tonë të drejtësisë që të veprojë për ndriçimin e së vërtetës. Dënime për kriminelët e luftës dhe drejtësi për viktimat. Krimet e luftës nuk parashkruhen as vjetërsohen. Vuajtjet e popullit tonë janë të njoma përherë”, ka shkruar Kurti në Facebook, transmeton Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Tutje ai ka treguar se si nё ditёt e para tё muajit maj 1999, forcat serbe dogjën fshatrat e Vushtrrisё dhe dëbuan me dhunë banorët.

    “Më 2 maj të vitit 1999, në fshatin Studime të Vushtrrisë, forcat serbe nxorën nga kolona dhe i pushkatuan 116 civilë shqiptarë. Ekzekutuan fëmijë para syve të prindërve, vranë të rinj e pleq, e edhe gra shtatzëna. Familjes Gërxhaliu ia vranë 36 anëtarë, nga mosha 85 vjeç deri në 5 vjeç”.

    “E kaluara jonë është vendimtare për të tashmen dhe të ardhmen tonë. Gjaku i derdhur për liri nuk shlyhet kurrë, siç nuk mund të shlyhen krimet e Serbisë në Kosovë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark