Masakrohen 40 oficerë të policisë në Kongo – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Masakrohen 40 oficerë të policisë në Kongo

    Insajderi
    26 March 2017 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Luftëtarët e grupit “Kamwina Nsapu” ua kanë hequr kokat rreth 40 oficerëve të policisë gjatë një prite në qendër të provincës Kasai, në Kongo, njoftojnë zyrtarët vendorë.

    Konvoi i policisë ra në pritë të këtij grupi, i cili i sulmoi ata.

    Ndërkohë, gjashtë oficerë policorë të cilët flisnin gjuhën vendore “Tshiluba”, janë liruar, por pjesa tjetër u vranë, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kasai, Francois Kalamba.

    Trazirat në Kasai filluan gushtin e vitit që lamë pas, kur forcat e sigurisë vranë liderin në grupit “Kamwina Nsapu”, shkruan Express

    Sulmi i të premtes për cak kishte konvoin e policisë që po udhëtonte mes Tshikapa dhe Kananga.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark