×
  • Lajme
  • Lajme

    Masat e BE ndaj Kosovës – dëmi po vlerësohet të jetë rreth 300 milionë euro

    Insajderi
    05 January 2024 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova ka humbur rreth 300 milionë euro projekte të cilat do të kishin ndikim të drejtpërdrejt në biznese si pasojë e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Kështu po deklaron Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, shkruan Insajderi.

    Rafuna shtoi se këto masa kanë ndikuar edhe në imazhin e Kosovës në kuptimin e investitorëve të huaj.

    Ai bëri thirrje që institucionet shtetërore të punojnë në plotësimin e kushteve që vendit t’i largohen këto masa.

    “Si rezultat i masave të BE-së ne jemi dëmtuar në dy aspekte: e para është materiale ku deri me tani janë të bllokuara mbi 292 milionë, përafërsisht 300 milionë euro projekte që nuk kanë mundur që të implementohen, ato projekte janë kapitale që me pas impakt drejtpërdrejt te bizneset. E dyta është edhe si çështje e imazhit. Nuk është imazh i mirë kur ti si shtet ke masa ndëshkuese në kuptimin e investitorëve të huaj. Ne kërkojmë që ato masa të hiqen sa më shpejt, kërkojmë nga institucionet që të plotësoj kushte dhe kriteret që të mos jemi nën masa ndëshkuese”, ka thënë ai në konferencën për media.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark