MAShT mirëpret vendimin e Turqisë për lejimin e shqipes në shkolla - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    MAShT mirëpret vendimin e Turqisë për lejimin e shqipes në shkolla

    Insajderi
    24 February 2017 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka mirëpret vendimin e autoriteteve turke për futjen e lëndës së Gjuhës Shqipe në shkollat turke si lëndë zgjedhore në nivelin e arsimit fillor parauniversitar.

    MAShT e vlerëson si shumë të rëndësishëm këtë vendim për komunitetin shqiptar që jeton në Turqi, të cilit i është dhënë mundësia për kultivimin e gjuhës amëtare dhe njëkohësisht promovon diversitetin etnik dhe të drejtat e komuniteteve.

    Ministria e Arsimit në një komunikatë drejtuar mediave zotohet se do të japë ndihmën e pakursyer institucionale për shqiptarët që jetojnë në shtetin turk dhe zhvillimin e mësimit në gjuhën shqipe, përmes ofrimit të ndihmës në hartimin e Kurrikulës, Planprogrameve dhe trajnimit të mësimdhënësve, në koordinim me institucionet arsimore të Republikës së Turqisë.

    Para pak kohësh, gjatë vizitës zyrtare në Turqi, ministri i Arsimit, z. Arsim Bajrami, e ka biseduar çështjen e futjes së lëndës së Gjuhës Shqipe në shkollat turke, në takim me ministrin e Arsimit Kombëtar të Turqisë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark